Tatimet paralajmërojnë bizneset: Regjistrohuni, së shpejti nisin vizitat në terren!
Në fillim të këtij viti Amdinistrata tatimore ka konstatuar se një pjesë e tatimpaguesve ushtrojnë aktivitetin e tyre në mungesë të Certifikatës së Regjistrimit. Në kuadër të kësaj, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një njoftim në faqen e saj zyrtare, u kujton individëve se:
“Zhvillimi i një aktiviteti ekonomiko-tregtar pa u regjistruar në organet tatimore dhe Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), përbën kundravajtje administrative dhe penalizohen me bllokimin e aktivitetit deri në momentin e regjistrimit, regjistrimin e menjëhershëm si tatimpagues me TVSH, rivlerësimin e shitjeve nga ana e administratës tatimore, shoqëruar me penalitetet përkatëse si dhe bëhet kallëzim penal në prokurori për individin që ushtron aktivitet i paregjistruar, sipas parashikimeve konkrete të neneve 41, 121, 124 dhe 131 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.”
Po ashtu, sipas DPT-së, të gjithë tatimpaguesit të cilët bëjnë shitje me shumicë, të tilla si kryerja e transaksioneve me individë të paregjistruar, duke tregtuar mallra apo shërbime me qëllim rishitjen e tyre, përbëjnë kundravajtje administrative dhe do të penazliohen.
Drejtoria e Përgjithme e Tatimeve u bën apel të gjithë individëve të regjistrohen, duke njoftuar se do të fillojnë vizitat në terren për të evidentuar dhe formalizuar individët e paregjistruar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.