Tatimet takim informues me bizneset: Përfitoni nga falja e detyrimeve të prapambetura, afati i fundit 31 dhjetori!

Drejtoria Rajonale Tatimore Berat zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël. Qëllimi i këtij takimi lidhet me diskutimin e hapur mbi zbatimin e aksionit kundër informalitetit.
Në takim u diskutuan njëkohësisht dhe çështje që lidhen me përditësimin e të dhënave të vetëdeklaruara nga tatimpaguesit, mbajtja korrekte e dokumentacionit tatimor si dhe lëshimi në çdo rast i kuponit tatimor.
DRT Berat i informoi pjesëmarrësit në lidhje me të drejtën e përfitimit nga Ligji i Faljes deri më datë 31 Dhjetor 2017. Kjo drejtori i bëri apel përfaqësuesve të biznesit të shlyejnë detyrimet tatimore principale për periudhën 2011-2014, në mënyrë që të përfitojnë faljen/shuarjen e gjobave dhe kamatëvonesave për këto periudha.
Pjesëmarrësit vlerësuan pozitivisht zhvillimin e këtyre bashkëbisedimeve të cilat rrisin nivelin e bashkëpunimit mes administratës dhe biznesit.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.