Tatimet takim informues në Fier – Në fokus, ndryshimet ligjore të Paketës Fiskale 2019
Administrata tatimore vijon takimet informuese me tatimpaguesit dhe përfaqësuesit fiskalë për prezantimin e ndryshimeve të legjislacionit me hyrjen në fuqi të Paketës Fiskale 2019.
Takimi i radhës është mbajtur në qytetin e Fierit, ku fokusi është vënë te ndryshimet ligjore që janë reflektuar në Paketën Fiskale të këtij viti. Ndërkohë, DPT njofton se janë në proces hartimi edhe aktet nënligjore e udhëzimet të cilat do të gjenden në faqen zyrtare të Tatimeve menjëherë pas miratimit.
Ndërkohë, të gjithë tatimpaguesit do të informohen dhe do të asistohen në çdo kohë jo vetëm nga punonjësit e zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesit, por edhe përmes Qendrës së Thirrjeve e cila mund të kontaktohet në numrin pa pagesë 0800 00 02, si dhe përmes shërbimit Live Chat në faqen www.tatime.gov.al.
Sipas kalendarit të publikuar disa ditë më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, takimi i radhës do të mbahet në qytetin e Shkodrës, me 24 janar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.