Tatimpaguesit borxhlinj – Pas 1 Shkurtit, Tatimet bëjnë publike listat dhe masat ligjore
Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë detyrime tatimore të pa shlyera në ATK, se pas datës 1 Shkurt 2018 do të publikoj listat e borxhlinjve.
“ATK, inkurajon të gjithë këta tatimpagues që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuar me dispozitat e Legjislacionit Tatimore, me që pas datës së lartë cekur, do të bëhet publikimi i listave dhe do të ndërmerren veprime ligjore, të cilat parashihen në mbledhjen e tatimeve sipas legjislacionit tatimor”, thuhet në njoftimin.
ATK inkurajon të gjithë tatimpaguesit të përmbushin detyrimet tatimore në mënyrë të vullnetshme, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve.
“Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtjen ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.