Të apasionuarit pas pullave postare – Hapet Këndi Filatelik, ja ku mund ta gjeni
Të gjithë të apasionuarit pas Filatelisë, tashmë kanë një kënd ku mund të gjejnë pulla me tematika të ndryshme. Pullat e emetuara ndër vite janë të ekspozuara në Këndin Filatelik në Zyrën Postare Nr.5 në Tiranë. Sipas Postës Shqiptare, të interesuarit mund të vizitojnë Këndin me pulla postare shtatë ditë të javës. Po ashtu, mund t’i shtojnë koleksionit të tyre edhe pullat e preferuara.
Filatelia ka lindur bashkë me pullën e parë dhe që prej asaj kohe ato janë mbledhur dhe ruajtur, duke ardhur deri në ditët e sotme. Ndër koleksionistët më të njohur shqiptar mund të përmendim Lef Nosin, Luigj Gurakuqin, Hil Mosin, etj.
Pulla e parë postare në botë është emetuar në Angli në maj të vitit 1840, ndërsa në vendin tonë ajo u realizua gjashtë muaj pas shpalljes së Pavarësisë me të cilën u shtypën gjithsej 2232 zarfe.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.