Të ardhurat nga vendorët – 10 mujori, 3.2 miliardë lekë më shumë se 2016

Reformat e ndërmarra, sidomos ajo administrative-territoriale apo rritja e disa tarifave nga bashkitë të ndryshme kanë dhënë efektet e pritshme.
Njësitë administrative lokale tashmë i janë kthyer një trendi rritës në mbledhjen e të ardhurave si në buxhetet e tyre, ashtu edhe për ato që kalojnë në buxhetin e shtetit. Referuar të dhënave të treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, rezulton se gjatë 10-mujorit të këtij viti janë mbledhur rreth 16.2 miliardë lekë ose 3.2 miliardë lekë më tepër sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Ndërsa duke i krahasuar me planin vjetor rezulton se gjatë kësaj periudhë janë realizuar mbi 94 % e planifikimit. Sipas statistikave zyrtare të financave, në 10 mujorin e vitit 2016, në buxhetin e shtetit janë arkëtuar nga pushteti vendor 13 miliardë lekë.
Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë ato mbi pasurinë, nga e cila janë mbledhur 4.2 miliardë lekë, tatimi mbi biznesin e vogël në vlerën 272 milion lekë dhe nga taksa lokale janë mbledhur 11.7 miliardë lekë.
Por në gjithë këto vite njësitë e qeverisjes vendore nuk kanë administruar në mënyrë efikase, çka është reflektuar në treguesit e të ardhurave. Por referuar të dhënave të këtij viti mund të vërejmë se mund të këtë patur edhe një parashikim më të ulët se kapaciteti.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.