“Të dashuruar pas maceve” – Ishulli grek që ofron punën e ëndrrave

Të dashuruarit pas maceve kanë një arsye për të shkuar në Greqi. Ishulli grek Syros është duke ofruar punë për tu kujdesur për dhjetëra mace të familjes Felines.
“God’s Little People Cat Rescue”, organizata për shpëtimin e maceve, ka postuar vendin e lirë në mediat sociale ku thuhet se “pozicion shumë i veçantë” për një të apasionuar pas maceve, që di të kujdeset dhe do praninë e tyre.
I vendosur në mjedisin e bukur natyror të ishullit të Egjeut, kandidati me fat do të duhet të kujdeset dhe mjekoj rreth 55 macet. Punë fillon në nëntor me 2 deri në 4 javë vullnetarë përpara kësaj, por me strehim të siguruar.
Punë vjen me akomodimin, ujin dhe energjinë elektrike të paguar dhe nevojitet angazhim minimal prej gjashtë muajsh.
“Ne jemi të vendosur në një zonë të izoluar natyrore që është shumë e qetë dhe në kohën e dimrit. Ju pa dyshim kaloni mirë në qoftë se jeni tipi i personit i cili vlerëson natyrën dhe qetësinë. Nuk do të ndiheni kurrë vetën nën shoqërinë e maceve. Nga përvoja në punë është më e përshtatshme për dikë 45+ vjeç, i cili është përgjegjës, i besueshëm, i ndershëm, tepër praktik – dhe mbi të gjitha, me një zemër të artë!”, shkruhet në njoftimin e organizatës në facebook.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.