Të dhënat personale të pacientëve – Reagon MSHMS: Standard ndërkombëtar për çdo sistem shëndetësor
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka sqaruar qytetarët lidhur me kërkesën e plotësimit të të dhënave shëndetësore për pacientët.
Reagimi ka ardhur menjëherë pas akuzave të Partisë Demokratike, ku sipas saj ky urdhër shkel haptazi Kushtetutën dhe ligje të tjera që mbrojnë të dhënat personale të pacientëve.
Përmes një njoftimi zyrtar, MSHMS është shprehur se ky proces ka për qëllim vendosjen e një standardi të ri që rrit transparencën dhe llogaridhënien, duke e cilësuar atë një standard ndërkombëtar për çdo sistem shëndetësor.
Ndërkohë, ka shtuar më tej se programi i shëndetësisë elektronike do të vijojë me qëllim shmangien e abuzimeve dhe lehtësimin e qytetarëve nga burokracitë në marrjen e shërbimeve në kohë.
Po ashtu, ka theksuar se: “Përdorimi i të dhënave personale mbrohet me ligj dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton mbrojtjen e këtyre të dhënave.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.