Të drejtat e fëmijëve, miratohet Strategjia 2021-2026 – Vrasja makabër e fëmijës në Fier, Rama: Ndëshkimi më ekstrem i drejtësisë për barbarin
Ndërsa opinion publik është tronditur thellësisht nga vrasje makabre e një tete vjeçari në Fier, Krei i Qeverisë Edi Rama, e ka konsideruar ngjarjen monstruoze dhe autorin barbar, duke paralajmëruar edhe ndërhyrje në ligj për kriminelët përsëritës. Paralelisht është publikuar në Fletoren Zyrtare edhe Agjenda Kombëtare për të
Drejtat e Fëmijëve 2021–2026. Strategjia shtrihet në gjithë spektrin e jetës e edukimit të fëmijëve, por me theks të fortë te eliminimi i të gjitha formave të dhunës e abuzimeve. Problem tjetër që pritet të adresojë Agjenda janë mungesa ose pamjaftueshmëria e fondeve që vë në dispozicion shteti shqiptar për t’u siguruar fëmijëve mbrojtjen e nevojshme për të garantuar respektimin e të drejtëve të tyre.
Bie në sy se në hartimin e strategjisë janë pyetur vetë fëmijët, të cilët mendojnë se duhet bërë më shumë për të adresuar abuzimin e fëmijëve duke krijuar mjedise më mbrojtëse në shkollë, komunitete dhe në internet. Ata mendojnë se ndryshimet në besimet e të rriturve rreth fëmijëve, praktikat e rritjes dhe komunikimi me fëmijët, do të krijonin mundësitë që ata të mbrohen më shumë. Vetë fëmijët duhet të informohen për rreziqet dhe të ndihmojnë në ndërtimin e mekanizmave mbrojtës.
Strategjia parashikon ndryshime rrënjësore në fondet publike, ashtu si dhe të hallkave të administratës publike që angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ndërkohë që kryeministri Edi Rama paralajmëroi ashpërsim të kodit penal ndaj personave që kryejnë krime ndaj të miturve.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.