Të gjitha mënyrat se si bota u bë më e vështirë për të qenë një person i mirë në vitin 2019

Ndërsa po shkojmë drejt një viti të ri dhe do të fillojmë një dekadë të re, po hedhim një vështrim se si bota u bë më e ndërlikuar dhe të qenit një person i mirë u vështirësua më shumë në vitin 2019.
Fluturimi ishte turp
Ndikimi mjedisor i udhëtimit ajror është i pamundur të injorohet. Nëse industria e aviacionit do të ishte një vend, ajo do të renditej në mesin e 10 emetuesve kryesorë në botë të dioksidit të karbonit. Një fushatë ka nisur thirrjet “pa fluturim” dhe gjithashtu është sugjeruar një tarifë e përshkallëzuar e fluturimeve të shpeshta për të ndëshkuar grupin e avionëve.
Plastika u bë toksike
Fjalë për fjalë. Mbetjet e vogla plastikë janë një burim masiv i ndotjes së mjedisit, oqeanet po mbyten në plehra plastike dhe ka një problem me riciklimin në Perëndim, i cili shpesh eksporton mbeturinat e tij plastike dhe pastaj harron për to. Në vitin 2019, plastika me përdorim të vetëm si qeset për blerje po shmanget. Por nëse nuk përdorni shumë herë qese pambuku ose letre, kjo mund të jetë edhe më keq për mjedisin.
‘Shpejt’ u largua nga moda
Një ekspert i modës këshilloi që të kufizoni shpenzimet e blerjeve në një ose dy herë në vit. Shitësit me pakicë dhe shumicë po vihen nën kontroll për shqetësime etike që lidhen me pagimin dhe abuzimin e punëtorëve në skajet më të largëta të zinxhirit të furnizimit.
‘Mishi’ u bë vrasje
Ushqimet me bazë bimore patën një vit të mbarë pasi qëndrimi i njerëzve ndaj mishit ndryshoi. Mishi në ushqim të bën përgjegjës jo vetëm për vrasjen e kafshëve por edhe gjithashtu për shpyllëzimin e vazhdueshëm. Një “dietë shëndetësore planetare” u rekomandua si mënyra për të adresuar sfidat e sigurisë ushqimore dhe qëndrueshmërisë.
Ndarja ishte e paqartë
Shërbime të subvencionuara nga kapitali i ndërmarrjeve që fuqizojnë ekonominë e bëjnë jetën më të lehtë për miliona konsumatorë, kryesisht të pasur dhe me banim urban. Është një histori ndryshe për punëtorët në të ashtuquajturën “ekonomi ndarëse”, ku shumë prej të cilëve kanë humbur mbrojtjet që lidhet me një punë më të qëndrueshme.
Vendasit u shqetësuan
Nepalit iu desh të mbyllte kampin bazë të malit Everestit dhe Islanda duhej të bënte të njëjtën gjë për Kanionin e saj Fjadrárgljúfur pasi Justin Bieber shkaktoi një rritje të vizitorëve. Demokratizimi i udhëtimit ka shkaktuar një fluks të udhëtarëve që dëshirojnë të ‘jetojë si një vendas’. Por rrjetet sociale tregojnë vetëm një pjesë të vogël të një vendi, atë më të mirën.
Vetja jonë, pajisjet tona
Pajisjet teknologjike kanë revolucionarizuar jetën tonë, por dobësitë e pajisjeve, veçanërisht për fëmijët, po bëhen më të qarta. Familjet po kalojnë më shumë kohë “vetëm-së bashku” në ekranet e telefonave dhe të rinjtë janë duke marrë frymëzim jo më nga prindërit e tyre por nga pajisja.
Ndoshta, në fund të fundit, mënyra më e mirë për të qenë të lumtur në këto periudha të ndërlikuara është të kultivojmë perspektivë dhe të përdorim strategjinë e “pesimizmit të gëzueshëm”. (Quartz)
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.