Të gjithë automjetet e reja do të kenë një sistem të shtuar sigurie – Ja çfarë bën “eCall”
Duke nisur nga data 31 Mars, të gjithë prodhuesit e automjeteve do t’i pajisin të gjitha makinat e tyre të reja me një sistem të ri të quajtur “eCall”. Ky është një program që telefonon automatikisht shërbimet e emergjencës në rast të një aksidenti rrugor serioz.
Vetë Shoqata e Prodhuesve Europianë të Automjeteve (ACEA) e ka mirëpritur këtë vendim, i cili është bërë i mundur falë investimeve të mëdha në këtë industri.
“eCALL ka potencialin të shpëtojë shumë jetë duke shkurtuar kohën e reagimit të shërbimeve të emergjencës. Kjo do të thotë se ambulancat, zjarrfikëset dhe policia mund të ndërhyjnë sa më shpejt të jetë e mundur pas një përplasjeje”, shpjegoi sekretari i përgjithshëm i ACEA, Erik Jonnaert.
Pas një aksidenti, automjeti do të telefonojë vetë numrin e emergjencës 112. Nëse makina nuk dallon sensorët e bordit apo airbag-ët të hapen, edhe vetë shoferët apo pasagjerët mund të shtypin një buton të dedikuar në makinë. Përmes pozicionimit me GPS dhe vendndodhjes të siguruar nga operatori telefonik, shërbimet e emergjencës do të nisen menjëherë në pikën ekzakte të aksidentit.
Kjo veçanti do të jetë shumë efektive sidomos në zonat rurale, ku koha e reagimit mund të ulet me 50-60%.
Prezantimi i eCall është vetëm një nga zhvillimet e shumta të dizajnuara për të limituar efektet e aksidenteve rrugore. Në të ardhmen pritet të prezantohen edhe sisteme që marrin automjetin në kontroll në një moment kur shoferi nuk reagon dot në kohë.
A.H./SCAN
Dy dekada siguri automjetesh – Testi i përplasjes
Programi EURO NCAP për sigurinë e makinave mbushi 20 vjet dhe me këtë rast bëri një test përplasjeje mes dy automjetesh. Një makinë e vitit 1997 dhe një e vitit 2015 tregojnë diferencat në sigurinë e automjeteve.
Posted by RADIO TELEVIZIONI SCAN on Friday, February 3, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.