Të hënën dhe të martën zhvillohet Samiti Europian i Biznesit – Diskutohen sfidat e Europës

Samiti Europian i Biznesit do të mbahet në Bruksel më 22 dhe 23 Maj, e do të bashkojë ligjvënës dhe biznesmenë për të diskutuar mbi një sërë çështjesh.
Do të jenë mbi 2 mijë pjesëmarrësit në dy ditët e debatit, ku do të flitet edhe për të ardhmen e Europës. Midis 150 folësve, do të jetë Ministri Gjerman i Financave Wolgang Schauble; Komisioneri Europian për Ekonominë, Pierre Moscovici; senatori dhe ish-kryeministri italian Mario Monti si dhe shumë gazetarë, ministra dhe drejtues institucionesh.
Sfidat e Europës sipas samitit janë papunësia tek të rinjtë, kostoja e orëve të punës, tregtia, mbrojtja, borxhi publik dhe pjesëmarrja në rënie e votuesve në zgjedhjet europiane.
Krahas temave të Brexit dhe unionit, samiti do të përqendrohet edhe tek startup-et, inteligjenca artificiale, teknologjia dixhitale dhe përdorimi i saj në funksion të shërbimeve, rrjetet sociale, etj.
Samiti mblidhet çdo vit prej 17 vitesh dhe ka si synim të luajë rolin e një platforme debati mes të gjithë aktorëve të ekonomisë si komuniteti i biznesit, autoritetet politike, universitetet, think-tank-et dhe qendrat e studimit.
Këtë vit takimi do të zhvillohet në Pallatin Egmont.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.