BE do të nënshkruajë paktin e mbrojtjes. Britania rol të kufizuar

Franca, Gjermania dhe 20 qeveritë e tjera të BE-së do të nënshkruajnë sot një pakt mbrojtjeje, duke shpresuar se do të shënojë një epokë të re të integrimit ushtarak evropian për të forcuar unitetin pas vendimit të Britanisë për të lënë bllokun.
Në përpjekjen më të fundit të Evropës për të zvogëluar mbështetjen e saj nga Shtetet e Bashkuara, 22 qeveritë do të krijojnë një klub formal që duhet t’i japë Bashkimit Evropian një rol më koherent në trajtimin e krizave ndërkombëtare.
Zgjedhja pro-evropiane e Emmanuel Macron si president i Francës dhe paralajmërimet nga Presidenti i SHBA Donald Trump se aleatët evropianë duhet të paguajnë më shumë drejt sigurisë së tyre, e kanë shtyrë projektin, thanë diplomatët.
Pritet që liderët e BE-së ta mbështesin këtë pak, duke e bërë ligj në muajin dhjetor.
Fillimisht do të fillojë një fazë piloti një sistem për të vënë në pah dobësitë në të gjitha forcat e armatosura të BE-së në koordinim me NATO-n, të udhëhequr nga SHBA. Ndërsa është ende në negociata një fond disa miliarda i BE-së për të mbështetur paktin.
Vetëm Austria, Polonia, Irlanda dhe Malta duhet të vendosin nëse do të bashkohen me paktin. Londra nuk është pjesë e kësaj iniciative, por ajo mund të jetë në gjendje të bashkohet vetëm nëse ofron fonde dhe ekspertizë të konsiderueshme.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.