Të premten në Kuvend, short i hapur për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Këtë të premte Kuvendi ka parashikuar përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Referuar njoftimit zyrtar të Kuvendit, më 27 janar ora 10:00, në ambientet e Kryesisë do të hidhet shorti.
Krahas njoftimit janë miratuar edhe rregullat për procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Shorti është parashikuar të jetë i hapur.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.