Të rinjtë “tremben” nga shifrat/ Regjistrimet e studentëve në matematikë ulen me 30%
Të rinjtë tremben nga shifrat! Është kjo ajo që tregojnë të dhënat e Institutit të Statistikave për fushat e studimit në arsimin e lartë.
Shkenca natyrore, matematika dhe statistika kanë ndjerë një rënie të dukshme të përzgjedhjeve, përgjatë 5 viteve të fundit.
Në regjistrimet e 2014-2015, studentët që zgjodhën fushën e lartpërmendur të studimit, ishin 10.473.
Në 5 vite, matematika, statistika dhe shkenca natyrore kanë pasur 3413 studentë më pak, e shprehur në përqindje, është shënuar një rënie me 30%.
Sipas të dhënave të Instat, periudha 2018-2019 pati vetëm 7060 regjistrime gjithsej, në të gjithë Shqipërinë.
Jenida Vladi /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.