Të verbrit në protestë: “Anuloni reformën, po humbasin dhe të drejtat e fituara më parë”
Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë qindra të verbër kanë protestuar para kryeministrisë për të drejtat e tyre, por edhe për ligjin e ndryshuar para pak vitesh, që kufizon pjesëmarrjen në vendimmarrje të organizatave me anëtarë që vijnë nga kjo kategori.
Hysa kërkoi anulimin e reformës, duke ngritur si shqetësim faktin se po humbasin edhe shumë të drejta të fituara më parë. Rreth një muaj më parë edhe Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar i ka dhënë një ‘shuplakë’ qeverisë shqiptare në drejtim të zbatim të Konventës për këtë kategori.
Në raportin e prezantuar në muajin shtator renditeshin një sërë shqetësimesh, duke nisur nga përshtatja e legjislacionit, diskriminim për shkak të aftësisë, mungesa e planit kombëtar për aksesueshmërinë e këtyre personave, aksesin në drejtësi, etj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.