Teknika inovatore për të “shpëtuar” bizneset e prodhimit. Ja si funksionon pajisja me sensor inteligjentë
Nëse je tepër afër dhe ke shkelur distancën e sigurisë, tanimë disa inxhinierë kanë projektuar një pajisje inovative e cila shërben pikërisht për të bërë paralajmërimin. Kjo pajisje inovatore e krijuar nëpërmjet sensorëve inteligjentë shërben për të siguruar mbrojtjen e personelit dhe efikasitetin e prodhimit, duke lehtësuar kështu rikthimin në normalitet të bizneseve në fazën e dytë të COVID – 19.
Mënyra e të funksionuarit është mjaft e thjeshtë: kur nuk respektohet distanca e sigurisë midis dy punëtorëve të pajisur me pajisje, të dy sensorët e sinjalizojnë nëpërmjet një tingulli apo dridhje.
Në po të njëjtën kohë, kontaktet regjistrohen duke krijuar një hartë të aktiviteteve më të ndjeshme ndaj kontaktit. Një sensor, i cili vjen edhe në formën e një byzylyku, është në gjendje të lidhet me më shumë se një sensor binjak afër.
Nga ana tjetër, nëse një punonjës preket nga COVID – 19 për shembull, menjëherë dërgohet lista e të gjitha kontakteve që ky punonjës ka pasur. /ilsole24ore/
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.