Teknologjia e njohjes së fytyrës së shpejti edhe në uniformat e policisë?
Një kompani që bën kamerat trupore të përdorura nga Departamenti i Policisë po peshon përfitimet e shtimit të teknologjisë së njohjes së fytyrës në kamera.
Kompania Axon, nisi një bord etike për inteligjencën artificiale për sigurinë publike si dhe për të udhëhequr zhvillimin e shërbimeve të inteligjencës artificiale.
Por shumë grupe të privatësisë janë ngritur e kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me kamerat trupore të policisë në një letër drejtuar Bordit të Etikës së Inteligjencës Artificiale.
“Axon ka një përgjegjësi për të siguruar produktet e saj të tanishme e të ardhshme duke përfshirë që produktet e Inteligjencës Artificiale të mos çojnë në rezultate të padrejta apo joetike”, shkruhet në letër.
Letra gjithashtu vë në dukje shqetësimet rreth saktësisë së teknologjisë së njohjes së fytyrës dhe etikës së përdorimit të teknologjisë me kamerat e trupave të policisë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.