Telefonoi pa shkas 27 mijë herë policinë dhe ofendoi oficeret – Policia franceze arreston ‘autorin bezdisës’
Një burrë është arrestuar nën dyshimin e ngacmimit të policisë franceze dhe kryerjen e 27,000 telefonatave në më pak se dy muaj.
I dyshuari pretendohet të ketë thirrur 14 departamente të ndryshme të policisë dhe xhandarmërisë në të gjithë vendin midis 7 prillit dhe 18 majit.
Shumë nga thirrjet e tij përmbanin “komente seksuale për zyrtaret femra, ndonjëherë duke i fyer ato”, tha policia. Autoritetet kanë identifikuar gjithsej 34 dëshmitare të fyerjeve dhe ngacmimeve.
Një i dyshuar 47-vjeçar u arrestua në një hotel në Saint-Priest pranë Lyon. Policia tha se ishte hera e parë që kishin mundur të gjenin të dyshuarin i cili ishte “shumë i njohur në mënyrë të pafavorshme” për ta.
I dyshuari pranoi veprimet e tij, shtoi policia pasi kreu një vlerësim psikiatrik në paraburgim. Ai duhet të paraqitej para zyrës së prokurorit publik në Lyon për gjykim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.