Televizorët smart ndryshojnë shijet e shqiptarëve – Rekord kontratash internet+TV në vitin 2021, shtohen 25 mijë pajtimtarë të rinj
Televiziorët smart ka çuar në shifra record pajtimtarët në rrjetet broadband si dhe të paketave internet plus TV. Autoriteti I Komunikimeve Elektronike dhe Postare raporton se në fund të vitit 2021 rezultojnë mbi 126 mijë pajtimtarë që kanë akses në shërbime të integruara Internet dhe TV.
Shifra ka shënuar një rritje prej 24% krahasuar me vitin 2020, ose 25 mijë kontrata më shumë. Rënia kanë shënuar dy paketat e tjera të integruara; Telefoni fikse dhe Internet, si edhe Telefoni fikse, Internet dhe TV. Rënia është përkatësisht 8% dhe 11%.
Trendi është i ngjashëm edhe sa i përket përdorimit të smartphone-ve, ku gjithashtu përdorimi i pajisjeve përmes shërbimeve që ofron internet, po lë gjithnjë e më pas shërbimet telefonike.
AKEP raporton se numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T4 2021 ishte rreth 2 milionë që përbën një rënie 6.2% me tremujorin e mëparshëm, por një rritje me 2.9% në krahasim me Tremujorin e katërt 2020.
Ndërkaq, totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T4 2021 ishte rreth 1.35 miliardë minuta, me një rënie prej 8.4% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 3.4% me T4 2020.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.