Tendenca-Çfarë po kultivojnë fermerët shqiptarë vitet e fundit?

Fermerët shqiptarë, vitet e fundit po kultivojnë gjithnjë e më pak patate, fasule e bimë mjekësore e erëza ndërsa po shtojnë masën e prodhimit të drithërave, perimeve e bostanoreve si dhe të bimëve foragjere (jonxhe, tërsherë etj.) Referuar raportit “Shqipëria në shifra” të Institutit të Statistikave, rezulton se gjatë vitit 2016 vihet re një tendencë në rritje e prodhimit bujqësor. Prodhimi i perimeve në 2016, në krahasim me 2015 është rritur me 9,6 %, raporton SCAN.
Prodhimi i perimeve ka njohur rritje si rezultat i mbjelljeve të hershme dhe rritjes së sipërfaqes së perimeve në serra. Gjithashtu në këtë rritje kanë ndikuar dhe përdorimi i farave dhe fidanëve cilësor.
Gjatë dy viteve të fundit pranë drejtorive rajonale tatimore po regjistrohen edhe fermerët, për arsye të përfshirjes në skemën e kompensimit të TVSH-së. Deri në fund të vitit 2016 numërohen 31.372 fermerë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.