Tender miliona lekë për peshk, bylmet, fruta e perime – Shtëpia e Pushimit po bëhet gati për sezonin turistik
Shtëpia e pushimit e Ministrisë së Brendshme në Durrës, e njohur gjerësisht si Kovalishenca po behet gati për sezonin e ri turistik, ku shumë zgjedhin të pushojnë aty.
Kështu në Agjencinë e Prokurimit Publik është hapur një tender për “Blerjen e artikujve ushqimorë”, ku pjesëmarrësit kanë afat deri më 17 maj të dorëzojnë ofertat apo kërkesat e tyre. Bëhet fjalë për një tender milion lekë, që përfshinë blerjen nga peshku, bylmeti, fruta-perimet e deri te blerja e mallrave të ndryshëm ushqimorë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.