Tenderi/ Ish fabrika e Qelqit rikualifikohet dhe kthehet në treg ushqimor
Bashkia e Kavajës ka shpallur tenderin për shërbim konsulence për studim-projektim për ndërtimin e tregut ushqimor dhe disa rrugëve të qytetit.
Fondi limit është 12 milionë e 500 mijë lekë dhe afati për dorëzimin e ofertave është 21 janari 2022.
Objektivi i detyrës se projektimit është përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytetin e Kavajës nëpërmjet hartimit te projekt te rikonstruksionit te rrugës, rrjetit te kanalizimeve te ujerave te bardha, te trotuareve ne zonën urbane dhe projektimin e ndriçimit përgjatë rrugëve.
Pjesë e tenderit është edhe hartim projekti për objektin “Rikualifikimi i ish fabrikës së Qelqit”.
Objektivi i detyrës se projektimit është përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytetin e Kavajës nëpërmjet hartimit të projekt të rikonstruksionit të ish fabrikës së qelqit. Rikualifikimi do të krijojë mundësinë për të pasur një hapësirë të dedikuar për tregtarët e qytetit të Kavajës dhe njësive administrative.
Ajo që kërkohet në ketë projekt është studimi dhe projektimi i një kompleksi tregtar në funksion të tregtarëve të shumicës dhe pakicës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.