Tenderi për Aeroportin e Kukësit – 62.5 milionë lekë për hartimin e procedurave të fluturimit
Albcontrol ka shpallur një tender për shërbime që do të shkojnë për Aeroportin e Kukësit. Fondi i vënë në dispozicion është 62.5 milionë lekë. Konkretisht, fondi do të shkojë për studime paraprake që do të kryhen mbi përgatitjen e hartave të procedurave, si dhe përditësimin e hartave te aerodromit që do të publikohen.
Projekti i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 23 mars, ora 11:00.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.