‘Tenea’ e lashtë – Gjendet qyteti i humbur grek

Ministria greke e kulturës tha se arkeologët kanë gjetur mbetjet e para të një qyteti të humbur që grekët e lashtë besonin se u banua fillimisht nga robërit e Trojës.
Një deklaratë e ministrisë tha se në gërmimet që nisën gjatë shtatorit në Greqinë jugore, rajonin e Peleponezit, u shfaqën “prova të ekzistencës së qytetit të lashtë” të Teneas, deri më tani i njohur më së shumti për tekstet e lashta. Zbulimet përfshinë mure prej betoni, mermeri,guri, qeramikat e shtëpive dhe më shumë se 200 monedha që datojnë nga shek IV para Krishtit, në kohët e vonshme romake.
Në themelet e një ndërtese u gjet gjithashtu një kavanoz qeramike që përmbante mbetjet e dy fetuseve njerëzore. Kjo ishte e pazakontë, pasi grekët e lashtë zakonisht i varrosnin të vdekurit në varreza të organizuara jashtë mureve të qytetit. Arkeologia e njohur Elena Korka, e cili ka bërë gërmime në këtë zonë që nga viti 2013, i tha AP se ekipi i saj i kishte përqendruar kërkimet vetëm në varrezat e pasura përreth Tenea. Kontrabandistët e antikeve nxorën dy statuja mermeri të shek. VI në vitin 2010 dhe u përpoqën t’i shisnin ato për 10 milionë euro. Ndërkohë vazhdojnë gërmimet në varrezat e vendosura pranë fshatit modern të Hiliomodit rreth 100 kilometra 60 milje) në jugperëndim të Athinës.
Arkeologët zbuluan nëntë varrime atje këtë vit, përfshirë bizhuteri ari, bakri, qeramikë dhe monedha që datojnë nga shekulli i 4-të para erës sonë, në kohën romake. “Qytetarët duket se kanë qenë jashtëzakonisht të pasur“- tha Korka, duke shtuar se qyteti ndoshta merrej me shumë tregti, duke qenë se ishte i vendosur në një rrugë kyçe midis qyteteve më të mëdha të Korintit dhe Argos në Peloponezin verilindor. Deri tani, nuk dihej shumë për Tenean, përveç referencave të lashta për lidhjen me Trojën dhe qytetarëve të saj që formonin pjesën më të madhe të kolonialistëve grekë që themeluan qytetin e Sirakuzës në Sicili. Korka tha se ka ende edhe shumë për t’u zbuluar gjatë gërmimeve, të cilat do të vazhdojnë gjatë viteve të ardhshme.
“Qyteti kishte forma të dallueshme qeramike të ndikuara nga lindja, gjithashtu mbante kontakte si në lindje dhe në perëndim megjithatë kishte mënyrën e vet të menduarit madje formonte edhe politikat e veta.” – tha ajo. Tenea i mbijetoi shkatërrimit romak të Korintit në 146 pes, dhe lulëzoi nën sundimin romak. Duket se ka pësuar dëmtime gjatë një pushtimi gotik në fund të shekullit të 4-të dhe mund të ketë qenë braktisur rreth kohës së sulmeve të papritura sllave dy shekuj më vonë.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.