‘Tension’ në KQZ për identifikimin elektronik, Celibashi: Rreth 200 qendra votimi nuk e kanë përdorur. Por projekti mund të konsiderohet sukses
“Ka qenë një tension i madh në KQZ në lidhje me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik për faktin se ishte një proces shumë i vështirë nga shumë pikëpamje që do të duhej dhe u realizua në një kohë mjaft të shkurtër”. Ka qenë kjo deklarata e komisionerit për zgjedhjet Ilirjan Celibashi në mnbyllje të procesit të votimit. Sipas Celibashit, Janë rreth 167 qendra votimi në të cilat nuk është përdorur pajisja e identifikimit elektronik.
“Në 86 prej tyre nuk është përdorur se nuk janë paraqitur operatorët dhe pjesa tjetër për shkak të problematikave dhe pamundësisë së operatorëve për ta përdorur pajisjen. Por në vlerësimin tim mendoj që ky projekt mund të konsiderohet me sukses të plotë si projekt” tha Celibashi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.