Tensionet tregtare nxisin frangën – Prek nivelin më të lartë në 2 vite kundër euros
Franga zvicerane preku nivelin më të lartë kundër euros që prej vitit 2017, ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump shtoi tensionet tregtare me Kinën dhe rriti kërkesën për valuta të mbrojtura nga rreziku.
Franga theu nivelin e 1.1 kundër valutës së përbashkët, që sipas analistëve mund të bëjë që Banka Qendrore e Zvicrës të ndërhyjë për të përmbajtur vlerësimin e valutës. Investitorët po kërkojnë strehë nga trazirat e shkaktuara nga Donald Trumo, i cili lajmëroi tarifa të reja tregtare ndaj kinës.
Perspektiva për Mbretërinë e Bashkuar dhe Europën është përkeqësuar gjithashtu. Sipas analistëve, tensionet tregtare, ngadalësimi i ekonomisë botërore dhe pasiguria në lidhje me Brexit po fuqizojnë frangën zvicerane që shihet si aktiv i sigurt. Politikëbërësit e Zvicrës përballen gjithashtu me sfida nga plani i Bankës Qendrore Europiane për stimuj monetarë, çka do ta bëjë më të vështirë kontrollin e frangës.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.