Tenton të japë ryshfet – Policia arreston në flagrancë 35-vjeçarin
Policia Rrugore e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin G.D, 35 vjeç me banim në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan. Individi në fjalë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe për ti shpëtuar arrestimit i ofroi ryshfet punonjësit të policisë rrugore.
Shtetasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l,në fshatin Bradashesh, Elbasan. Drejtuesi i mjetit i ka ofruar punonjësit të policisë një kartëmonedhe të prerjes 2000 lekë me qëllim shmangien e arrestimit.
Policia ka njoftuar se materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 244, 291 të Kodit Penal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.