Tenton të japë ryshfet – Policia arreston në flagrancë 54-vjeçarin (VIDEO)
Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një drejtues mjeti i cili është përpjekur të korruptoj punonjësin e policisë me një shumë parash për të shmangur penalizimin.
Sipas policisë drejtuesi i mjetit me inicialet SH.X 54 vjeç qarkullonte me xhama të errësuar dhe gjoba të papaguara.
Në këto kushte, efektivët e Policisë Rrugore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjatë dy javëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 8 drejtues mjetesh që janë përpjekur të korruptonin punonjësit e policisë, shkruhet në njoftim.
TiranëPolicia Rrugore e Tiranës arreston një tjetër drejtues mjeti për mitëdhënieGjatë dy javëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 8 drejtues mjetesh per mitëdhënie. Rasti i fundit eshte konstatuar në rrugën "Dritan Hoxha", pasi drejtuesi i mjetit me iniciale Sh. X., 54 vjeç, gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizmit për shkeljet e verifikuara nga efektivet e Policisë Rrugore, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh. Në këto kushte, efektivët e Policisë Rrugore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".Policia Rrugore e Tiranës, është tërësisht e angazhuar për te rritur parametrat e sigurisë rrugore, si dhe për ndëshkuar çdo shkelje e paligjshmeri të parashikuar në Kodin Rrugor Shqiptar dhe aktet e tjera ligjore, duke bashkëpunuar ngushtësisht me qytetarët, të cilët janë dhe aleati më i çmuar i Policisë së Shtetit."112" , ndihma dhe siguria juaj!
Posted by Policia e Shtetit on Saturday, August 3, 2019
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.