Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara – Policia arreston në flagrancë dy shtetas turq
Policia e Shtetit ka njoftuar se janë arrestuar në flagrancë dy shtetas turq, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Sipas njoftimit Shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Durrësit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht atë të kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, arrestuan në flagrancë shtetasit:
I.Y, 44 vjeç dhe A.S, 67 vjeç, të dy shtetas turq, pasi më datë 05.03.2020, në P. K. K. Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente bullgare dhe greke të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i vulave stampave ose formularëve””, bën me dije Policia.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.