Tentuan t’i kalonin kufirin 4 pakistanezëve dhe sirianëve – Policia arreston 2 shtetasit nga Durrësi
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë të cilët janë kapur duke transportuar 4 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 deri në 500 euro për person.
Policia ka vënë në pranga përkatësisht: H. H., 35 vjeç dhe R. D., 28 vjeç, të dy banues në Durrës. Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 4 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.
Të dy shtetasit e arrestuar do t’i transportonin sirianët dhe palestinezët, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.