Tesla, në Shtator prezantohet kamioni elektrik

Shefi ekzekutivi i kompanisë Tesla, Elon Musk u shpreh se në Shtator kompania do të prezantojë një kamion elektrik.
Jo më larg se vitin e kaluar Musk shprehu dëshirën për tu zhvendosur përtej makinave. Megjithatë analistët janë të shqetësuar nëse Tesla mund të përmbushë kërkesën e projekteve aktuale.
Modeli 3, një makinë e rangut të mesëm, numëron mbi 400,000 porosi, shumë më tepër sesa kompania mund të përmbushë këtë vit. Makina hyn në prodhim këtë vit.
Por pavarësisht këtyre ngërçeve, investitorët kanë besim tek Musk dhe ambiciet e tij. Tashmë Tesla është shndërruar në prodhuesin më të madh Amerikan të makinave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.