Tesla prezanton “Modelin S Plaid” / Sfidon Mercedes dhe Porsche. Arrin 100 km/h në 1.99 sekonda
Tesla ka prezantuar një version me performancë të lartë të Modelit S, që synon të risjellë interes tek modeli sedan 10-vjeçarë dhe sfidojë rivalë si Porsche, Mercedes-Benz dhe Lucid Motors tek tregu i makinave elektrike luksoze. Tesla rikrijoi makinat elektrike në vitin 2012 kur prezantoi Modelin S me një dizenjo shkëlqyese dhe varg më të gjatë të udhëtimit dhe ekzekutivi Elon Musk tha se versioni i ri është projektuar për të ardhmen ku makinat nuk kanë nevojë për shoferë. Musk tha se makinat me energji të qëndrueshme mund të jenë më të shpejtat dhe më të sigurtat në botë. Qasja e Musk dhe fjalimet e mbushura me terma inxhinierikë, i kanë dhënë atij fuqinë për të tërhequr vëmendje tek marka, duke bërë që Tesla të shmangë reklamimin. “Modeli është më i shpejtë se çdo Porsche dhe më i sigurtë se çdo Volvo” – tha Musk, i veshur me xhaketë të zezë lëkure, pasi i dha Modelit S Plaid në skenë. Ai tha se pret të prodhojë 1,000 njësi në javë në tremujorin e ardhshëm. Përpara eventit, Tesla rriti çmimin me 10,000 dollarë në 129,990, kundrejt 79,990 që kushton Modeli i mëparshëm S. Musk tha se modeli i ri do të jetë makina me akselerimin më të shpejtë në botë, që arrin një shpejtësi nga – në 100 kilometra në orë, për 1.99 sekonda dhe ka një kapacitet të udhëtimit prej 627 km me 1 karikim. Ndërkohë që në paraqitje ka pak ndryshim nga modeli i vjetër, Plaid karikohet më shpejtë në stacionet “supercharger” të Tesla, ka më shumë vend nga mbrapa dhe një sistem të zbavitjes të përmirësuar, që sipas Musk është në nivelin e “PlayStation 5”. Aksionet e Tesla u rritën me 1.9% përpara nisjes së eventit.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.