Tesla prezanton Modelin Y – Makinë SUV dhe e shpejtë. Do të nisë nga 39,000 dollarë
Tesla ka prezantuar modelin Y në Kaliforni këtë javë, duke i premtuar konsumatorëve modelin e shumë pritur “crossover”. Kreu ekzekutiv Elon Musk, tha se makina, e kategorisë SUV, që është ndërtuar me të njëjtën platformë si Modeli 3, do të dalë për herë të parë në treg me një version me distancë të gjatë, në rreth 482 kilometra, me një çmim prej 47,000 dollarë.
“Ka funksionalitetin e një SUV dhe do të ecë si makinë sportive. Kjo makinë do i marrë kthesat ngushtë dhe do të jetë modeli më i sigurt në botë deri në tani” – tha Musk.
Versioni standard, që do të jetë i disponueshëm në vitin 2021, do të kushtojë 39 mijë dollarë dhe do të ketë kapacitet për 370 km për karikim. Pas shfaqjes, faqja në web e Tesla ofroi mundësinë e porositjes së modelit të shtrenjtë me distancë të gjatë dhe goma të pasme aktive, të disponueshëm për vitin 2020.
“Versioni me distancë të gjatë do të arrijë në 47 mijë dollarë dhe më vonë në vitin 2021, do të kemi një version më standard me 39 mijë dollarë” – shtoi Musk.
Porositja e makinës do të kërkojë një depozitë prej 2,500 dollarë. Modelet e vogla SUC janë segmenti me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë, që janë dy tregjet më të mëdha në botë të makinave. Tesla ka pasur fare pak konkurrencë deri më tani për modelet sedan, por konkurrenca në kategorinë SUV po shtohet. Elon Musk tha se pas 12 muajsh, do të ketë rreth 1 milionë makina.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.