Test i frymëmarrjes ndaj Covid-19 / Singapori e miraton provizorisht. Jep rezultate brenda 60 sekondave
Autoritetet në Singapor kanë miratuar në mënyrë provizore një test të frymëmarrjes për Covid-19 që synon të tregojë nëse dikush është infektuar me virusin brenda 60 sekondave, sipas një start-up-i lokalë që ka zhvilluar produktin.
“Breathonix”, një njësi e shkëputur nga Universiteti Kombëtar i Singaporit, deklaroi se po punon me Ministrinë e Shëndetësisë, për të zhvilluar një provë të teknologjisë tek një nga pikat kufitarë me Malajzinë. Analiza e frymës do të bëhet paralelisht me testin e shpejtë të antigjenit që është me detyrim. Testi i frymës rezultoi se ishte 90% i saktë në një provë klinike pilot në Singapor. Autoriteti i Shkencave të Shëndetësisë, konfirmoi miratimin, që sipas kompanisë është sistemi i parë i tillë që merr miratim provizor në Singapor. Sistemi përdorin grykëza një-përdorimshme dhe projektohet të sigurojë se nuk ka ndotje të tërthortë. Pasi fryhet tek pajisja, teknologjia vlerëson përbërjet kimike të frymës për të përcaktuar nëse një person është i infektuar apo jo. Çdo person që rezulton pozitiv përmes kësaj, do të duhet të bëjë një test PCR për konfirmim. Breathonix deklaroi se po bisedon me disa organizata lokale dhe jashtë vendit, për të përdorur sistemin, duke përmendur interes të madh tregtar. Vende të tjera, përfshirë Indonezinë dhe Holandën, kanë analizuar teste të ngjashme të frymëmarrjes.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.