Testi i sigurisë ushqimore/ Kolegji Universitar “Qiriazi”, laborator modern për studentët!
Laboratori i parë i mirëfilltë i teknologjisë ushqimore në universitetet private në vend është instaluar në Kolegjin Universitar Qiriazi, dhe u jep mundësinë studentëve që përpos teorisë, të kryejnë në praktikë analizat e një game të gjerë produktesh ushqimore në vend, duke dalë në tregun e punës, të gatshëm dhe të përgatitur për të qenë pjesë e fabrikave më të mira.
Kjo është edhe një përmbushje e detyrimit që kanë kolegjet profesionale, për të aplikuar sistemin dual, ku praktika duhet të jetë më e rëndësishme.
Por çfarë analizash kryhen në këtë laborator? Nga produktet e bulmetit, tek uji, mielli, sasia e sheqerit në fruta, ngarkesat mikrobiologjike dhe një sërë analizash që garantojnë sigurinë ushqimore tek konsumatorët.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.