Testimi i punonjësve, shpallen kandidatët fitues për fazën I në strukturat e Hetimit Tatimor – DPT: Hapat e tjera që duhet të ndiqni (LISTAT)

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shpallur listën e kandidatëve fitues për fazën e parë të pranimit në strukturat e Hetimit Tatimor. Institucioni ka bërë shpalljen e kandidatëve fitues pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar në DPT.
“Referuar shpalljes së datës 05.10.2017 dhe datës 22.10.2017, në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për hapjen e procedurave të konkurrimit për pranim në strukturat e hetimit tatimor, ju njoftojmë se:
Pas shqyrtimit të dokumentacionit të depozituar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, më poshtë do të gjeni listën emërore të kandidatëve, të cilët kanë plotësuar kërkesat e përgjithshme e të posaçme dhe janë kualifikuar për fazën tjetër të konkurimit, atë të testimit me shkrim.
Testimi me shkrim do të zhvillohet ditën e premte, në datën 03.11.2017, ora 14.30, pranë ambienteve të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), Tiranë”, thuhet në njoftimin e DPT-së.
Ashtu si në institucionet e tjera, edhe në strukturat e Hetimit Tatimor po zhvillohen konkurset e pranimit në punë, pas thirrjes së bërë nga kryeministri Rama.
Osman Dedja/SCAN
Më poshtë gjeni listën e kandidatëve për fazën e parë në strukturat e Hetimit Tatimor
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.