Tha se Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet” – Shtëpia e Bardhë sqaron komentet e Biden për presidentin rus

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar të sqarojë komentet e presidentit Joe Biden se presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.
Duke folur të dielën në Izrael, Blinken tha: “Siç e dini, dhe siç na keni dëgjuar të themi vazhdimisht, ne nuk kemi një strategji të ndryshimit të regjimit në Rusi apo kudo tjetër, për këtë çështje.”
Administrata e SHBA-së është përpjekur të sqarojë komentet e bëra nga presidenti Joe Biden, në të cilat ai dukej se bënte thirrje për ‘ndryshim të regjimit’ në Rusi.
Shtëpia e Bardhë duhej t’i cilësonte këto komente duke thënë: “Ajo që presidenti donte të thoshte ishte se Putini nuk mund të lejohet të ushtrojë pushtet mbi fqinjët e tij ose rajonin”.
“Ai nuk po fliste për fuqinë e Putinit në Rusi, as për ndryshimin e regjimit”, tha Shtëpia e Bardhë.
Biden u kthye në Shtëpinë e Bardhë herët të dielën pas një udhëtimi tre-ditor në Evropë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.