Thaçi takim me Trump: Presidenti shprehu 100% mbështetje për marrëveshjen me Serbinë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump. Nëpërmjet një statusi në twitter, Thaçi shkruan se ka marrë mbështetje të plotë nga SHBA për marrëveshjen Kosovë – Serbi.
“Mbrëmë kisha një takim shumë të mirë me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai shprehu 100% mbështetje për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.