“The Economist”: Tirana po zhvillohet, politika mbetet tradicionale
“Modernizimi i kryeqytetit të vogël të Ballkanit, dikur një vend që i ngjante më shumë një fshati, sot ka kaluar në superxhiro”- e nis Espresso, pjesë e grupit The Economist, lajmin për Tiranën. Espresso është njësia e lajmeve blic të “The Economist”.
Shkrimi ndërkohë mban titullin: Tirana fluturon; Shqipëria e vjetër dhe e re. Disa rreshta të lajmit i referohen pikërisht inaugurimit të pazarit të ri, që zëvendëson një treg të vjetër dhe aspak dinjitoz.
“Sheshi Skënderbej ndërkohë po kthehet në një zonë gjigande pedonale, ku punëtorët po nxitojnë ta përfundojnë përpara Majit”-vijon The Economist.
“Bulevardi i ri ndërkohë do të jetë gati brenda Qershorit, fiks në kohë për zgjedhjet e përgjithshme”-nuk ngurron të nënvizojë prestigjiozja. Disa rreshta ndërkohë i dedikohen krizës politike, raporton SCAN.
“Socialistët kërkojnë të joshin votuesit me këtë projekt, me synimin që ti japin atyre një mandat të dytë”-thuhet më tej. Duke folur për bojkotin e opozitës dhe bllokimin që po i bën ky bojkot reformës në drejtësi.
The Economist e mbyll me fjalët; Tirana po bëhet një qytet mjaft interesant europian, por politika e vendit vijon të mbetet si më parë, “e pisët dhe tradicionale”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.