The Guardian: Malet e Shqipërisë pjesë e destinacioneve mbresëlënëse europiane
Pushimet verore nuk duhet të nënkuptojnë domosdoshmërisht detin dhe rërën. Mund të shkohet me pushime mes maleve dhe liqeneve të qeta që u përshtaten dashamirësve të ecjeve të gjata, turizmit aktiv apo thjesht vizita përgjatë lumenjve.
Në artikullin e The Guardian, destinacioni i përzgjedhur është malor dhe paraqet kulturën lokale.
Qëndrimi: Shtëpiza fshati
Veshja: Kostume alpinistësh
Me disa nga peizazhet më të pacenuara të Evropës, traditat e lashta baritore të pakësuar nga jeta moderne dhe një titull që kap imagjinatën, malet e Shqipërisë konsiderohen si një vendpushim i egër me elemente të udhëtimit në kohë.
Këto majat, të cilat kalojnë kufijtë e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, kanë qenë më të lehta për t’u eksploruar që nga viti 2012, kur u hap një rrugë hiking, “Majat e Ballkanit”, që tërhoqi shumë turistë.
Takimi me njerëzit malësorë të mëson më shumë rreth kulturës së tyre të ruajtur mirë në fshatrat e izoluar është bërë një pikë tërheqëse për turistët.
Akomodimi bëhet në fermat e vjetra prej guri, ku ushqimi i gatuar në shtëpi përfshin fasule, byrek me spinaq dhe qengj të pjekur, çaj natyral , qumësht deleje, kafe turke ose raki kumbulle, në varësi të disponimit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.