“The Literary Man” – Hoteli i dedikuar të dashuruarve pas librit

Nëse vendosni të vizitoni fshatin mesjetar të Obidos, në Portugali nuk duhet të shqetësoheni nëse dëshironi të merrni një libër me vete. Mjafton të rezervoni një dhomë në hotelin “The Literary Man” dhe mund të zgjidhni nga koleksioni i tij i madh me më shumë se 50.000 libra.
I themeluar në vitin 2015, “The Literary Man” tashmë është bërë i famshëm si hoteli më i mirë për të dashuruarit pas librit.
Koleksioni i librave është gjithnjë e në rritje dhe librat mund t’i gjeni kudo. Në kokën e krevatit, në bar, në muret e sallave masive si dhe në barin e brendshëm të xhin.
Më shumë se 50.000 veprash letrare mbulojnë një shumëllojshmëri zhanresh, nga romanet te poezitë e duke përfunduar te librat e vegjël.
“Vizitorët tanë duan të sjellin librat e tyre e t’ia shtojnë koleksioneve tona, zakonisht dhe ata vizitorë të cilët nuk kanë një libër me vete e dërgojnë atë me postë si një forma donacioni”, tha një përfaqësues i hotelit për “Daily Mail”.
“The Literary Man” nuk është hoteli i vetëm në botë me tematikë leximin por definitivisht ka koleksionin më të madh të librave. Pra nëse jeni duke kërkuar për një shumëllojshmëri “The Literary Man” është opsioni juaj më i mirë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.