The Ritz, hoteli historik që mblodhi liderët e Luftës së Dytë Botërore është drejt shitjes
Miliarderët, Barclay, janë në bisedime për të shitur Hotel Ritz në Londër kundjret një grupi investimesh private që përfaqëson familje të pasura të Arabisë Saudite, thanë njerëz afër diskutimeve. David dhe Frederick Barclay po shqyrtojnë interesin nga Sidra Capital me bazë në Jeddah i cili mund të çojë në njërën prej pronave më të lakmuara në Londër që ndërron duart për herë të parë në 25 vjet.
Procesi i shitjes së hotelit ka filluar për disa javë dhe një pjesë e vogël e palëve kanë shprehur interes. Por disa prej këtyre ofertave të mundshme kanë rënë poshtë çmimit që vëllezërit shpresojnë të marrin në një shitje të hotelit, shtoi një person. Një person që punon me një ofertues tjetër të mundshëm tha që vëllezërit donin oferta që The Ritz të tejkalonte 750 milion £, nëse jo më shumë.
Hoteli në Piccadilly, i ndërtuar nga César Ritz në vitin 1906, ka qenë i njohur me yjet nga aktori Charlie Chaplin e deri tek balerina Anna Pavlova dhe ishte skena e takimeve midis Ëinston Churchill, Dëight Eisenhoëer dhe Charles de Gaulle gjatë luftës së dytë botërore.
Vëllezërit Barclay fituan hotelin luksoz, në buzë të rrethit St James dhe Mayfair të Londrës, për rreth 75 milion £ në 1995. Ata filluan të investojnë dhjetëra miliona paund për ta rikthyer atë në gjendjen e saj fillestare. Një shitje e The Ritz është hedhur si ide që kur Sir David dhe Sir Frederick autorizuan një rishikim të vitit të kaluar për interesat e tyre të biznesit, i cili gjithashtu përfshin kompaninë mëmë të gazetës The Daily Telegraph.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.