“The Sun”: Kryeministrja Theresa May mund të duhet të japë dorëheqjen sot!
Kryeministrja britanike Theresa May mund të detyrohet që të japë dorëheqjen sot nëse dështon të bindë ministrat që të mbështesin marrëveshjen e saj për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.
Britanikja “The Sun” shkruan se kryeministrja këtë pasdite mund të ketë një përplasje me kabinetin e saj lidhur me detajet e marrëveshjes së arritur me Brukselin.
Në artikull evidenton se një pjesë e ministrave “pro-Brexit” kanë frikë nga disa prej detajeve të marrëveshjes së arritur me Brukselin, si në rastin e sistemit doganor që mund ta mbajë të lidhur Britaninë me BE-në për vite me radhë.
Dhe nëse kabineti bllokon marrëveshjen, atëhere kjo mund të prodhojë një krizë lidershipi.
Artikulli origjinal: https://www.thesun.co.uk/news/brexit/7735163/theresa-may-brexit-deal-cabinet-meeting/?utm_medium=Social&utm_source=Facebook#Echobox=1542185120
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.