Thellohet kriza e Turqisë – Sanksionet dëmtojnë më tej valutën, ndërhyn banka qendrore

Valuta e Turqisë preku një tjetër rekord të ulët dhe titujt e borxhit ranë gjithashtu, ndërkohë që shqetësimet mbi përplasjet diplomatike me SHBA, morën më shumë vëmendje se veprimet e Bankës Qendrore për të mbështetur valutën.
Lira ra me më shumë se 6.3% në nisje të kësaj jave, pas raportimeve se zyrtarët turkë do të vizitojnë Shtetet e Bashkuara.
Yield-i i titujve 10-vjeçar arriti në pranë 20%, pas komenteve të presidentit Erdogan se Turqia do të kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve amerikane. Edhe titujt e kapitalit në vend kanë pësuar rënie të mëdha, me disa indekse që prekën nivelet më të ulëta që prej vitit 2009.
Ndërkohë që valuta ra, politikëbërësit turkë ndryshuan rregullat për rezervat e detyrueshme për të nxitur likuiditetin në dollarë të bankave, një masë që analistët e përshkruan sit ë pamjaftueshme.
Ndërkohë që lira është nën presion prej defiçitit të madh të llogarisë korrente të vendit, tensionet politike e kanë çuar humbjen totale të valutës deri më tani për vitin në 28% kundër dollarit amerikan.
Kjo ka vështirësuar shlyerjen e kredive në valutë të huaj nga kompanitë vendase, nxitur inflacionin dhe vënë presion te banka qendrore për të rritur normat e interesit. Sipas analistëve të Commerzbank, lëvizja e bankës qendrore të Turqisë për mekanizmin e rezervave do të sjellë zhvlerësim të mëtejshëm të lirës.
Sipas analistëve, ngurrimi i bankës qendrore për të rritur normat e interesit ka gjasa të sjellë gjithashtu humbje të mëtejshme.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.