Themelohet shkolla e drejtorëve – Rama: Një hap më shumë drejt reformës së arsimit
Themelohet shkolla e drejtorëve, që ka si qëllim zhvillim profesional nëpërmjet trajnimeve të tyre. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në këtë event ka vlerësuar zhvillimet që po bëhen në sektorin e arsimit, duke shpresuar se në këtë këndvështrim do të vijojë reforma për të ndarë politikën nga arsimi. Rama ka përfituar nga rasti për të premtuar se librat në përdorim do të jepen vitin që vjen edhe për klasën e pestë dhe deri në fund të mandatit ato do të jepen deri në klasën e nëntë.
Drejtuesi i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan Michael Granof, në fjalën e tij u shpreh se vlera e investimeve në sistemin e arsimit është 31 milionë dollarë ndërkohë që vetëm për projektet e nënshkruara vlera financiare e tyre është 6.1 milionë dollarë.
Më pas është nënshkruar marrëveshja për shkollën e drejtorëve mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan. Kështu shkolla do të mbështet në 10 vite e ardhshme , kështu ADF do të mbështesë financiarisht veprimtarinë e kësaj shkolle me 2.9 milionë dollarë. Ndërsa Ministria e Arsimit do të vërë në dispozicion zyrat për shkollën e drejtorëve.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.