Theresa May bën kompromis për gjyqësorin – Kërkon të përshpejtojë bisedimet për Brexit

Gati një vit më parë, kryeministrja Theresa May u zotua se do ta shndërronte Mbretërinë e Bashkuar në një shtet plotësisht sovran dhe të pavarur, duke çliruar juridikun nga gjykata e lartë e Bashkimit Europian.
Megjithatë, të mërkurën ajo do të tërhiqet pas, ndërsa qeveria e saj do të lejojë që ligjet e BE të kenë një rol në vend edhe shumë kohë pas Brexit. May do të synojnë në negociata vetëm t’i shpëtojë juridiksionit të drejtpërdrejtë të Gjykatës Europiane të Drejtësisë.
Ndryshimi në qëndrim synon të zgjidhë ngërçin në negociatat me BE, liderët e së cilës besojnë se gjykatës europianë duhet të kenë një rol në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve dhe tregtinë.
Mbretëria e Bashkuar do të përdorë si argument për t’i shpëtuar Gjykatës Europiane të Drejtësisë, faktin se do të ishte e paprecedentë që një gjykatë e BE të kishte juridiksion të plotë mbi një vend jo anëtar.
Teksa një sugjerim i tillë nuk dihet ende nëse do të pranohet nga i gjithë blloku europian, May po përballet me kritika nga mbështetësit e Brexit dhe shpreson se elektorati i saj do ta kuptojë.
Ndërkohë, besimi i kompanive britanike është duke u përkeqësuar, prej shqetësimit për ekonominë, e cila po has probleme në punësim dhe investime.
Valuta e paundit ka vijuar gjithashtu rënien dhe gjendet në një pikë të ulët, e cila nuk shihej që prej fillimit të krizës ekonomike botërore. Mëngjesin e sotë, monedha u këmbye me 1.08 euro.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.