Theresa May me propozime të reja për BE!
Kryeministrja Theresa Maj shkon drejt Brukselit me një përpjekje të fundit për të shpëtuar marrëveshjen e saj Brexit, pasi bizneset shprehin vazhdimisht shqetësime në lidhje me largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian. Qeveria britanike e sheh takimin e May të mërkurën me presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker si një shans thelbësor për të vendosur ndryshime ligjore detyruese në të ashtuquajturën kundërvënie të kufirit irlandez, i cili ka qenë pengesa më e madhe për realizimin e kësaj marrëveshjeje. Por zyrtarët e BE kanë ulur shpresat për një zgjidhje të menjëhershme të çështjes duke thënë se takimi është vetëm një mundësi për rifillimin e bisedimeve.
“Nuk ka ndryshime të mjaftueshme për mua që të mund të pres që ky takim të përfundojë me rezultate konkrete”, tha Juncker në një konferencë shtypi në Shtutgart të Gjermanisë. Në një diskutim të mëvonshëm të panelit, ai shprehu zhgënjimin e tij në lidhje me zhvillimet e kësaj marrëveshjeje. “Unë jam duke humbur kohën time me këtë Brexit,” tha ai.
‘‘Nëse bisedimet këtë javë shkojnë sipas planit, ekipi i May shpreson të vendosë një marrëveshje të rishikuar të Brexit në një votim të detyrueshëm në Parlament në fillim të javës së ardhshme, përpara 27 shkurtit”– shprehen zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar.
Misioni i May vjen vjen në mes të një vorbulle shqetësimesh nga udhëheqësit e bizneseve të shqetësuar për një Brexit pa marrëveshje, me vetëm pesë javë të mbetura derisa Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE më 29 mars.
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.