TIA bën njoftimin e parë pas ndryshimit të koncensionarit. 100 milionë euro investime dhe ulje e tarifave për pasagjerët
Tirana International Airport ka bërë njoftimin e saj të parë për këtë vit, që vjen si i pari edhe pas ndryshimit të koncensionarit.
Vendimi i parë i njoftuar është ai për uljen e tarifës së pasagjerit, që do ndikojë edhe në uljen e çmimit të biletës:
“Ulja e tarifës së pasagjerit nga 12.5 Euro në 10 Euro është vendimi i parë që ka marrë TIA dhe që do startojë me ndryshimin e Kontratës së Koncesionit të miratuar në vitin 2004. Si pasojë e kësaj uljeje të tarifës, efekti në uljen e çmimit të biletës së avionit dhe në rritjen e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve, do të jetë më se i dukshëm.”
Më tej, koncensionari i ri Kastrati Group njofton një paketë investimesh prej 100 milionë eurosh që do të transformojë aeroportin:
“Si pjesë e ndryshimeve të Kontratës së Koncesionit, TIA njofton se një paketë e plotë investimesh, të cilat arrijnë një total prej afërsisht 100 milionë Euro do të jetë në vëmendjen e menaxhimit duke patur në fokus, zgjerimin e kapacitetit akomodues të aeroportit me 6 milionë pasagjerë në vit, zgjatimin e pistës, përmirësimin e plotë të infrastrukturës së aeroportit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimeve.”
Më tej, në njoftim thuhet se ndryshime do të bëhen edhe në liberalizimin e Shërbimeve në Tokë dhe të tregut të karburantit, që do të sjellë edhe kosto më të ulëta.
Këto ndryshime pritet të kenë efekt të menjëhershëm në tërheqjen e linjave të tjera “loë cost” dhe në shtimin e destinacioneve të fluturimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.