TIA përditëson pasagjerët që udhëtojnë për në Francë dhe Zvicër
Tirana International Airport informon se nga dita e sotme 20 Korrik, për hyrjen në territorin e Francës dhe Zvicrës, për një udhëtar që vjen nga Shqipëria procedura që duhet të ndiqet do të jetë si më poshtë:
- Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA ( Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë lirisht në të dyja shtetet.
- Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.